Kompania Dev. al e cila është përfolur dhe është akuzuar shumë për lidhje të forta me klientëlën e qeverisë, ka pasur edhe akuza për lidhje me Carlo Bolinon, për miliona euro të marra nga tenderat sekretë, tani është shfaqur në një formë tjetër.
Konkretisht kompania Dev. al ka deklaruar se pas datës 1 janar 2021 nuk ka më nevojë për kasa fiskale dhe bizneset nuk duhet të blejnë një kasë por një program softëare.
Menaxheri i kësaj kompanie, Igli Gjelishti ka deklaruar se nuk do të duhen më kasat fiskale, por do të duhen vetëm aplikacionet e reja, një gënjeshtër publike që i shkakton një kosto biznesit.
Ky është një dizinformim që po i bëhet tatimpaguesve sepse ligji Nr 87/2019 “Për faturën tatimore dhe të monitorimit të qarkullimit” në nenin 1 te tij, pika Nr 2 shprehet se : “Dispozitat e këtij ligji garantojnë vijimësinë e funksionimit të pajisjeve fiskale përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji”
Nga sa shpreh ligji si më lart kuptohet që kasat aktuale do të funksionojnë duke i përshtatur me ligjin e ri , por edhe kasat e reja që hidhen në treg pas hyrjes në fuqi të këtij ligji do te ekzistojnë sepse ato janë pajisje elektronike të ndërtuara saktësisht ashtu sic i përshkruan ligji ne Nenin Nr3, germa”k, i” : i .pajisjen fiskale, e cila përbëhet nga:
– pajisja elektronike e faturimit, që përdoret për lëshimin e faturave për shitjen e mallrave dhe ofrimin e shërbimeve, me memorie për regjistrimin e të dhënave fiskale në faturat e lëshuara për pagesa që kryhen me para në dorë;
– pajisja elektronike për lëshimin e faturës shoqëruese, me memorie për regjistrimin e të dhënave fiskale në faturat shoqëruese të lëshuara;
Mund të ndodhë që shumë biznese, duke dëgjuar të tilla thirrje të hedhin në kosh të plehrave kasat dhe të marrin aplikacionin e ri. Në fakt as AKSH, as tatimet nuk kanë thenë që kasa do të dalë jashtë funksionit, absolutisht jo. Kasa do të jetë në funksion, por ato do të përshtaten totalisht me sistemin e ri, me aplikacionin e ri që kanë bërë tatimet dhe AKSH-i.
Pra, nuk do të hidhet në kosh të plehrave kasa fiskale, me një kosto shumë të ulët, kompanitë që kanë kasa fiskale do t’i kthejnë bizneseve që i kanë në përdorim, me parametrat e reja që kërkon ligji. Në thirrjet e tij në një studio televizive, ai thotë se nuk ka më kasa nga janari.
Si mundet që një person privat të dalë dhe të bëjë thirrje për ligje dhe çështje shtetërorë dhe zyrtare. Këtë detyrim ligjor në lidhje me kasat e kanë tatimet, AKSH, Ministria e Financave. Duhet të jenë vetë kompanitë që kanë tregëtuar kasat të cilat duhet ta bëjnë këtë fushatë sqaruese për opinion publik, edhe për ata qytetarë dhe biznese që kanë kasën në përdorim dhe që duhet të marrin aplikacionin e ri që do përdoret.
Kasat janë shitur tek qytetarët nga kompnaitë me një xhiro disa miliona euro, janë disa dhjetëra mijë kasa në qarkullim të cilat janë blerë nga qytetarët me kosto nga 300 deri në 700 euro, janë suvencionuar nga qeveria.
CNA.al u interesua pranë kompanive të cilat theksuan se do të bëjnë kalimin 100% të gjitha paisjeve që ndodhen aktualisht në shërbim. Kasat e blera nga biznesi disa vite më parë do të përshtaten sipas kërkesave ligjore.
Pse del ky biznesmen privat që fiton miliona euro nga qeveria dhe thotë që nga janari nuk do të lejohen më të tilla kasa?
Nga janari mund të blesh edhe kasë pa asnjë dikutim, por kasa duhet të ketë parametrat e reja që kërkon ligji. Më poshtë është një postim i Dev.al në faqen e tij në Facebook i cili duket që është sajuar për të dhënë përgjigjen që ai do. Këtë postim e ka shpërndarë me sponsorizim.
Sa i takon çmimeve të softwareve është përseri një mashtrim në lidhje me kostot duke shprehuar se kasat fiskale kanë kosto të lartë. Nisur nga sa deklaron më lart Dev. al, kostot e biznsesit do të jene 36-120 Euro në vit ndërkohë aktualisht mirëmbajtja e kasës është 23Euro në vit Pra biznesi vetëm për mirëmbajtjen do të këtë një rritje prej 1.6 deri në 2 herë.
Programi ka nevojë për internet të vazhdueshëm- kostoja mujore e të cilit është 15Euro ne muaj , ndërkohë që për kasat fiskale do të paguhet interneti i kartës SIM vetëm 15Euro në vit. Pra një kosto të shtuar 12 herë.
Konsumi i energjisë që do të bëjë një kompjuter është i madh pasi fuqia e tij është 200-250Ë ndërsa kasat fiskale e kanë konsumin xxË. Kjo është një kosto plus sidomos për bizneset e vogla që shkon deri në 58 Euro në vit.
Ajo që duhet të shqetesojë autoritetet e Ministrise së Financave, dhe DPT-së është pikërisht çoroditja dhe mashtrimi që i bëhet tatimpaguesve të cilët kanë investuar për blerjen e kasës fiskale dhe tani kompani si Dev.al i thotë leri menjanë dhe bli një kompjuter dhe një printer.
Kompanitë që kanë garuar për kasat fiskale janë të një dekade me parë, kanë qenë vetëm pesë, me kushte dhe kontrolle mjaft të forta. Një prej tyre iu është hequr licenca, në treg janë katër që operojnë me garancira disa mijëra qindra euro të bllokuara në favor të qeverisë shqiptare.
Disa investigime te bera ne vite jane :
-
Tregetimi i kasave fiskale nuk ka qenë monopol, por kushtet që ka pas vendosur Ministria e Financave kanë qenë të tilla që të ruanin maksimalisht konsumatorin. Kompanive që tregtonin kasat i kërkohej ngurtësim i një vlere monetare prej 500.000 dollarë si garanci për mosfunksionim sipas ligjit.
-
Nga Ministria e Finanacave janë ftuar 20 kompani për të marrë pjesë në procesin e sistemeve fiskale dhe kasave fiskale, por vetëm 5 vazhduan certifikimin, ndërsa njerës i është hequr Licensa (