Aktorja e njohur Gwyneth Paltrow ka fituar gjyqin që vijonte prej ditësh, e që kishte të bënte me një aksident në skijim. Pas përfundimit të gjyqit, ajo do duhet të marrë nga paditësi 1 dollarë dëmshpërblim (918 mijë euro).
Vendimi u shpall një ditë më parë e juria vendosi se ajo nuk është fajtore për incidentin e vitit 2016 që lidhet me lëndimin e mjekut Terry Sanderson. 50-vjeçarja u pa duke buzëqeshur pasi mori lajmin, ndërsa Sanderson, tundi kokën në shenjë disfate.
Fituesja e “Oscar” ishte në Deer Valley Resort në Park City, me bashkëshortin dhe fëmijët kur ndodhi incidenti. Tre vjet më vonë, Sanderson akuzoi Paltrow se e la atë me një dëmtim traumatik të trurit dhe brinjë të thyera duke pretenduar se aktorja e lëndoi e më pas u largua.
Sanderson fillimisht kërkoi më shumë se tre milionë dollarë (2.7 milionë euro) dëmshpërblim, megjithëse avokatët e tij më vonë e ulën këtë shifër në 300,000 dollarë (275 mijë dollarë).
Paltrow u kundërpërgjigj për një dëmshpërblim “simbolik” prej 1 dollarësh, duke pretenduar se Sanderson ishte ai që kishte shkaktuar në të vërtetë përplasjen.