“La Casa De Papel” është seriali spanjoll që po bën bujë anembanë botës me transmetimin e sezonit të katërt.
Ky serial ka thyer rekordet e shikueshmërisë me historinë e një grupi grabitësisht që identifikohen jo me emrat e tyre personalë, por me emra kryeqytetesh botërore.
Nairobi quhet një ndër grabitëset më të njohura të serialit, emri i vërtetë i së cilës është Alba Flores. Ajo është shprehur prej kohësh se e njeh kryeqytetin shqiptar dhe në pyetjen se kë qytet do të zgjidhte për t’i marrë emrin për film, vendosi për Tiranën, si kryeqyteti i Shqipërisë.
View this post on Instagram
Aquí llega…. Mañana a partir de las 9 #lcdp4 @lacasadepapel en @netflixes
Nairobi ka treguar edhe arsyet se përse e pëlqen Tiranën kaq shumë.
“Më duket se ka një emër të paparë”– është shprehur Nairobi në një nga videot e fundit në Instagram.
Edhe aktori serb Darko Peric, që luan rolin e Helsinki-t në serial, ka ndarë shpesh herë mesazhe në shqip ku ka falenderuar fansat e tij.