Tuba Ünsal, e cila prej dy vitesh punon në projektin teatror të përshtatur nga romani i Ayşe Kulin, ‘Emri i saj është Aylin’, ka mbyllur përgatitjet dhe së fundmi ka shkuar në Nju Jork për xhirimet promovuese të shfaqjes. Aktorja bukuroshe e cila përfundoi xhirimet dhe u kthye në Stamboll, tashmë është në emocionet e filmit të ri.
Regjisori italian Marco Nicoletti, të cilin e takoi në një festë në Paris disa vite më parë, i kërkoi Tuba Ünsal të luante rolin kryesor në projektin e tij të ri filmik. Aktorja,e joshur ndaj ofertës, do të shkojë në Itali për të diskutuar detajet në ditët në vijim.
Xhirimet e dramës, “Të vdekurit siç tregohet nga milingonat”, shkruar nga skenaristi fitues i Golden Globe, Heidrun Schleef, është planifikuar të fillojë xhirimet në qershor 2022.
Tuba Ünsal do të jetë para kamerës për filmin në Pulia, një rajon të Italisë që ka nisur të tërheqë vëmendjen vitet e fundit.
Unsal, do të luajë në rolin e dy personazheve të ndryshëm, ku gjithashtu do të ndryshojë edhe imazhin e saj për filmin.