Neslihan Atagü, një nga aktoret më të suksseshme në Turqi është tërhequr nga roli i saj, si protagoniste në serialin “Vajza e Ambasadorit”.
Vendimi i papritur ka ardhur si pasojë e problemeve shëndetësore, sipas mediave turke. Neslihan është paraqitur në urgjencë për shkak të komplikacioneve, mirëpo diagnoza e saj nuk është bërë publike. Tërheqja e aktores ka detyruar stafin të rishkruajnë skenarin dhe të punojnë me orë shtesë, për të mbushur boshllëkun e madh që ajo ka lënë në xhirime.
“Vajza e Ambasadorit” ka filluar transmetimet në Turqi , në fillim të vitit 2020 dhe është një nga serialet më të ndjekur, për momentin. Neslihan ka shkëlqyer në rolin e saj dhe ka marrë kritika shumë të mira , duke u shndërruar në të preferuarën e publikut.
Rolin protagonist pritet ta marrë një aktore tjetër shumë e famshme, Tuba Büyüküstün, e cila i ka thënë “po” ofertës së regjizorit dhe do ti bashkohet kastit të aktorëve shumë shpejt.