Aktorja e njohur turke e serialit “Ertugrul”, Burcu Kiratli, është martuar me këngëtarin me origjinë shqiptare, Sinan Akçil, për herë të dytë! Lajmi u raportua fillimisht nga mediat turke, ndërkohë që edhe vetë çifti e ka konfirmuar së fundmi, me anë të disa postimeve në rrjetet sociale.
Sinan, i cili është në fakt me origjinë nga Kosova, u martua me aktoren në vitin 2018, në një ceremoni që ishte në qendër të vëmendjes së shtypit rozë. Megjithatë lumturia e tyre zgjati vetëm disa muaj, pasi ata nisën të kishin probleme. Si shkak u bë koha e pakët që ata kishin për njëri-tjetrin, nisur nga angazhimet profesionale.