Vendimi i Mediaset për të mbyllur pas 14 vjetësh soap opera-n “100 Vitrinat” shkaktoi zemerim dhe debat tek publiku italian, i cili nuk e priti mirë zgjedhjen për anullimin e serialit të suksesshem që mbërthente përpara ekranit mijëra teleshikues të apasionuar pas historive dhe personazheve të një prej qëndrave komerciale më të njohura të Torinos.
Fillimisht, edhe pse vendimi për ti dhënë fund ishte i parevokushëm, Mediaset i premtoi publikut italian se do ti jepte fundin e duhur me episodet e fundit të sezonit final, këto episode nuk u transmetuan asnjëherë. Transmetimi i tyre ishte parashikuar gjatë verës së vitit te kaluar në Rete 4.
Seriali 100 Vitrinat është mjaft i ndjekur edhe në Shqipëri, ku vazhdon të transetohet prej disa vitesh në ekranin e Top Channel. Ndryshe nga Mediaset televizioni shqipëtar do të transmetoj episodet e pa shfaqura për publikun italian, i cili protestoi asaj kohe me peticione online dhe kërkesa të shumta drejtuar Mediaset për mos mbylljen e serialit. Revoltës së publikut ju bashkuan edhe disa prej aktorëve të cast-it që nuk e mirëpriten vendimin e paritur të producentëve. Njëri prej tyre është dhe aktori Michele d’Anca i njohur me rolin e Sebastian Castelli, i cili në një postim në faqen e tij në facebook ka ftuar publikun italian për të ndjekur episodet e pa shfaqura në Mediaset, në televizionin shqiptar Top Channel. Postimi i tij është shoqeruar me një nga lajmet e portalit IMAlbania.com rreth serialit 100 Vitrinat.