Erion Isai, aktor në spektaklin e humorit “Portokalli”, është bërë baba për herë të parë i një vajze me emrin më të veçantë që mund të kishim dëgjuar. Ai dhe bashkëshortja e tij, Ajlin, kanë vendosur ta quajnë Ajër! Lajmin që e ka lumturuar, ai e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram.
“Kjo është vajza ime dhe @ajlin_petrela. E quajnë Ajër. Është ajri ynë, dashuria jonë. Faleminderit Perëndi! O Zot, bekoje! Më shumë se mua!”- shprehet Erion Isai plot emocion bashkangjitur fotos. Pas këtij lajmi, ai ka shpërndarë një tjetër foto që shfaq pakëz nga ky moment, ku ka falënderuar miqtë për urimet
. /Blitz.al/