Aktori turk Burak Deniz është shumë i njohur në vendin tonë nga roli i Muratit në serialin “Dashuria nuk njeh fjalë”.
Së fundmi ai ka qenë shumë i komentuar në mediat turke për jetën e tij private.
Prej disa javësh mediat shkruanin se aktori ka nisur një histori të re dashurie me modelen Didem Soydan.
Didem është modele e njohur në Turqi dhe me origjinë shqiptare. Ajo e ka konfirmuar lajmin duke u shprehur se janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
“Jemi bashkë dhe shumë të lumtur”-është shprehur modelja. Lajmin e ka konfirmuar edhe Burak i cili ka postuar një foto të tyre të përqafuar në rrjete sociale.