Aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Tiranë, së bashku me bashkëshorten e tij Almeda Abazi.
Një muaj më parë u përhap lajmi se aktori turk do të vinte për herë të parë në Shqipëri, për të marrë pjesë në spektaklin e kërcimit “Dancing with the stars”, që drejtohet pikërisht nga gruaja e tij.
Ndërkohë aktori pritet të takohet me familjarët e Almedës ndërsa kjo e fundit konfirmoi se Tolgahan do jetë pjesë e “Dancing”, por se çfarë roli do ketë ai në finale, nuk e zbuloi duke e lënë surprizë për të premten.
“Vij për herë të parë në vendin ku jam dhëndër”, është shprehur Tolgahan për “iconstyle.al”.