Së fundi në televizion ka patur shumë lëvizje dhe largime të emrave të njohur nga një emision në një tjetër.
Autori i Klanifornia, Turjan Hysko ka bërë të ditur se një prej aktorëve më të njohur dhe të pëlqyer të humorit do të bëhet pjesë e Klanifornia.
Bëhet fjalë për aktorin Behar Mera. Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ku shkruan: “Pse vetëm politika bën blerje?! Behar Mera tashmë zyrtarisht në Klanifornia”.
Aktualisht pjesë e kastit të aktorëve të “Klanifornias” janë Julian Deda, Albano Bogdo, Visjan Ukcenaj, Eliona Pitarka, Andrea Vreto, Delinda Disha, Eglerin Laknori, Olsi Bylyku dhe Zerxhina Hasanaj.