Pak ditë më parë u përfol në media se ish-konkurentja e “Për’puthen”, Melisa Lleshi, e njohur edhe për lidhjen me Andi Shehin dhe tentativat për t’u bërë pjesë e tregut muzikor, do t’i bashkohej kastit të personazheve në “Dane Albania”.
Kjo gjë rezultoi e vërtetë sepse mbrëmjen e sotme ajo u prezantua zyrtarisht si konkurente në programin e kërcimit në Tv Klan.
Megjithatë surpriza ishte hyrja e dytë e re në spektakël, teksa edhe aktori i njohur i humorit Visjan Ukcenaj ju bashkua garës. Të dy ata u prezantuan me një performancë dhe morën menjëherë komentet dhe ngacmimet e para të jurisë, sidomos Visjanin që është më shumë “i shtëpisë”, pasi prej disa sezonesh është pjesë e “Klanifornia”.