Seriali “Narcos”, dedikuar jetës së trafikantit të njohur Pablo Escobar ka sjellë më tepër telashe sesa gjithkush e mendonte.
Aktori kryesor që luan rolin e trafikantit, Pedro Pascal është shprehur se nëse Netflix nuk garanton dot jetën e stafit dhe aktorëve të serialit, duhet të mbylli përfundimisht transmetimin dhe punimet për të.
Më 11 shtator, Carlos Muñoz Portal ,një nga pjestarët e stafit u gjet i vdekur nga të shtënat e armëve pranë San Bartolo Actopan, një zonë në Meksikë e cila njihet për vrasjet me nivele të larta.
“Nuk mund ta bëjmë nëqoftëse nuk është e sigurt. Jemi duke folur për jetët tona”, mësohet të jetë shprehur aktori meksikan.
Sezoni i tretë i “Narcos”, startoi në fillim të muajit dhe ka arritur një audiencë mjaft të kënaqëshme./IMA/