Ai u largua nga “Portokalli”-a për t’u shfaqur në një tjetër emision humori, në “Al Pazar”, në të cilin arriti të fitonte një popullaritet të madh. Jemi duke folur për aktorin e njohur Tan Brahimi, i cili ka luajtur disa personazhe të njohura në dy emisionet e humorit.
Ndryshimeve të fundit të ndodhura në televizionet kryesore u shtohet edhe Brahimi, i cili do të rikthehet në “Top Channel”.
Shumë prej jush ndoshta e mbajnë mend rolin e tij si “Berberi” në “Portokalli”, Durimin dhe monologët e tij apo policin harrakat të “Al Pazar”. Prej disa sezonesh, Tan Brahimi ka qenë pjesë e spektaklit të humorit në “Vizion Plus”, por sezonin e ri do ta shihni si pjesë e stafit të “Top Channel”./Blitz.al/