Në vitet e fundit është bërë një traditë që aktorët e filmave të cilët shikohen nga fëmijët në mbarë botën, të luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e kauzave të caktuara. Shumë prej tyre shkojnë dhe të vizitojnë fëmijët e sëmurë nëpër spitale. Më e fundit e kësaj lloji ka qenë cast-i i filmit “Thor:Regnarok”. Ata kanë vizituar spitalin “Zonja Cilento, në Australi, ku dhe po bëhen xhirimet për filmin e ri.
Trupa e aktorëve ka ndarë në profilet e veta në median sociale momente të këtyre vizitave.
Fotot më të reja që qarkullojnë po e bëjnë qytetin e Brisbane t’i ngjajë më shumë New York-ut për filmat që po realizohen. Filmi tjetër që pritet të realizohet në atë qytet është dhe Hulku.