Amerika dhe Turqia përgatiten për një super bashkëpunimin kinematogratik.
Me një financim amerikan por me aktorë turk, pritet të xhirohet një ndër filmat që parashikohet të flitet gjatë për të.
Filmi do të ketë në qendër problemin kryesor që po kërcënon të gjithë botën vitet e fundit, terrorizmin.
Turqia ka vendosur të përzgjedh për protagoniste katër aktorët turk më në zë të momentit Kenan İmirzalioglu, Beren Saat, Kivanc Tatlitug dhe Serenay Sarikaya.
Flitet se xhirimet do të bëhen në vende të ndryshme të botës por minutazhi më i gjatë do xhirohet në Siri dhe İrak.
Xhirimet do të nisin në vitin 2017 dhe do të shfaqet në pothuajse të gjitha kinematë botërore në vitin 2018.