Të famshmit e Hollywood do të organizojnë të Dielën një ceremoni festive në Çhicago për të ndihmuar në ngritjen fondeve në ndihmë të personave që vuajnë nga sindroma Angle Man.
Aktorët Colin Farrell, Jai Courtney, Josh Peck, Retta, Zachary Levi dhe Jesse Lee Soffer janë në mesin e atyre që pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje të organizuar nga Foundation for Angelman Syndrome Therapeutics (FAST), një fondacion në ndihmë të personave që vuajnë nga kjo sëmundje mendore. Secili nga aktorët ka lidhje të forta personale të një individi me sindromin Angelman dhe në mënyrë aktive punon për të mbështetur FAST. Djali i Farrell James u diagnostikua me sindromën Angelman në moshën dy vjeçare.
FAST udhëhiqet nga Paula Evans, nëna e një vajze të re me sindromën Angelman, e cila ka arritur të ngrejë zërin për këtë grup kategorie duke ngritur grupe pune për diagnostikimin e sindromës si edhe mbrëmje të shumta bamirësie, ndër to edhe ky i kësaj fundjave.