Vetëm tri ditë para nisjes së aventurës në spektaklin e ri “Your Face Sounds Familiar”, konkurrentja e parë Rozana Radi nuk e ka nisur aspak mirë. Mbrëmjen e së enjtes, gjatë provave për premierën e së hënës, Rozi është rrëzuar dhe ka çarë gjurin. Menjëherë pas aksidentit, këngëtarja është shoqëruar për në spital së bashku me sfafin e spektaklit. Mësohet se gjendja shëndetësore është e mirë, por ende nuk dihet nëse do të jetë aq serioze sa Rozi të mungojë në premierën e spektaklit të hënën në mbrëmje.
Dy vjet më parë, kur ajo ishte konkurrente në spektaklin “Dance With Me”, në fund të të cilit doli fituese së bashku me partnerin Sabri Fejzullahu, Rozi është dëmtuar dhe për pak kohë e pati të vështirë të ushtrohej. Me sa duket, këtë “sprovë” fillestare, ajo e ka ogur të mbarë për javët e ardhshme të spektaklit.
Marre nga Class