Këngëtarja e njohur shqiptare Aurela Gaçe është përfshirë në një aksident automobilistik. Lajmi është bërë i ditur nga vetë artistja, e cila ka thënë që fatmirësisht ka shpëtuar pa pasoja fizike.
Aurela ka publikuar foto ku tregon pasojat e incidentit gjatë drejtimit të mjetit. Këngëtarja shkruan se e ka goditur trotuari i papërgjegjshëm teksa ecte ngadalë në parkim, ndërsa përplasja ka ndodhur kur po priste që sensori ti tregonte rrezikun.
“Sapo me goditi trotuari. Trotuar kaq të papërgjegjëshëm nuk kam parë.
Po ecja ngadaleeeee ngadaleeee ne parkim. Disa cuna benin me shenje, stop stop. Jo une, po
prisja te bënte pip pip ai sensori i poshtër.
Kam faj une?
Lum shtëpia që më ka”, shkruan këngëtarja.