Miliarderi francez Olivier Dassault humbi jetën pasditen e sotme teksa helikopteri me të cilin po udhëtonte u rrëzua në Normandi, ky viktima ka një prej rezidencave të tij, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Ndërkohë bashkë me miliarderin, në aksident ka humbur jetën edhe piloti.
Për vdekjen e 70-vjeçarit ka reaguar edhe presidenti francez, Emmanuel Macron.
“Olivier Dassault e donte Francën. Kapiten i industrisë, ligjvënës, zyrtar i zgjedhur lokal: gjatë jetës së tij, ai kurrë nuk pushoi së shërbyeri për vendin. Vdekja e tij e papritur është një humbje e madhe”, tha presidenti francez Macron në një postim të tijin Twitter.
Dassault ishte djali i madh i industrialistit francez Serge Dassault. Ai ishte njeriu i 361 më i pasur në botë së bashku me dy vëllezërit dhe motrën e tij, me një pasuri prej rreth 6 miliardë eurosh, pjesa më e madhe e trashëguar nga babai i tij.