Rrugët në Lezhë ditën e djeshme janë përgjakur duke mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti një 61-vjeçar, biznesmen i njohur në këtë qytet.
Mësohet se Gjon Kola, ishte pronar i një hoteli që ndodhet anës këtij akti rrugor.Pavarësisht ndihmës së parë që është tentuar t’i jepet Kolës, biznesmeni ka ndërruar jetë pa mundur që të transportohet për në spital.
Policia e Lezhës ka arrestuar më pas në flagrancë shtetasit:A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë.
Këta shtetas, rreth orës 17:30, të datës 29.11.2020, në aksin rrugor Lezhë-Milot, në Ishull Lezhë, duke lëvizur me mjetet e tyre tip “Benz” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar biznesmenin Gjon Kola, i cili ka humbur jetën.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në D.V.P Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasit:A.Xh.,22 vjeç dhe N.M.,19 vjeç, banues në Lezhë. Këta shtetas,rreth orës 17:30,të datës 29.11.2020, në aksin rrugor Lezhë-Milot,në Ishull Lezhë, duke lëvizur me mjetet e tyrë tip “Benz ” dhe “BMW”, në sense të kundërta, kanë aksidentuar shtetasin Gj.K.,61 vjeç,banues në Lezhë, i cili ka humbur jetën. Materialet hetimore iu referuan u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme”.