Para pak ditësh Eni Çobani dhe Edita Tahiri pësuan një aksident të rëndë me makinë në Tropojë. Fatmirësisht, ato janë mirë, por trauma që përjetuan ishte e madhe. Ardit Gjebrea ka postuar një foto me Enin në Instagram duke treguar për aksidentin e tmerrshëm dhe duke falënderuar Zotin që mbeti me kaq.
“Të mendosh se çfarë aksidenti kalove Eni… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua. E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine! Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit”, -ka shkruar Arditi.
Më pas, ai ka vazhduar: “Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme te prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty, siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër… Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!”