Një aksident është shënuar në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkurë, në afërsi të kryqëzimit të Patokut, në Laç.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se dy automjet janë përplasu dhe njëra prej tyre ka përfunduar në kanal.
Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit që ka përfunduar në kanal.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.