Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Asim Vokshi” në Tiranë ku një mjet ka përplasur një 50-vjeçar, ky i fundit ishte me biçikletë.
Blutë bëjnë me dije se 50-vjeçari u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, vijon puna për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak; Më datë 27.03.2021, rreth orës 07:40, në rrugën “Asim Vokshi”, mjeti me drejtues shtetasin A. Ll, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.