Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësori ka ndodhur në aksin Lezhë-Milot pasditen e ditës së sotme (e diel 29 nëntor).
Sipas “News24” ky aksident ka ndodhur pranë Ishull Lezhës dhe një automjet ka përplasur një këmbësor duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Kujtojmë se vetëm në dy javët e fundit në të njëjtin vend kanë ndodhur 4 aksidente duke u kthyer në një aks të rrezikshëm për jetën e qytetarëve.