Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:05, te mëngjesit te sotëm, në autostradën Tiranë-Durrës.
Në njoftimin e policisë thuhet se mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Si pasojë e këtij aksidenti janë krijuar radhë të gjata automjetesh në autostradën Tiranë-Durrës. Policia po devijon mjetet në një rrugë dytësore për të liruar trafikun e rënduar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.09.2020, rreth orës 06:05, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues Xh.S, ka aksidentuar mjetin me drejtues shtetasin E.M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariatin e Policisë Nr.6, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.