Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare përmes një shkrese të dërguar operatorëve televizive, internet dhe atyre celularë u ka bërë thirrje këtyre të fundit të solidarizohen me situatën e krijuar nga COVID-19 në vendin tonë.
Nisur nga shembulli i Italisë, AKEP i ka kërkuar të gjithë operatorëve që ofrojnë shërbim teknologjie të krijojnë një “kordon asistence digjitale”.
AKEP ka kërkuar për ofruesit e shërbimeve të komunikimit si më poshtë:
Abonentëve që u mbaron abonimi brenda muajt Mars, ti ofrohen 30 ditë shtesë abonim falas sipas paketës aktuale që ata kanë.
Të gjithë pajtimtarët të përfitojnë 15GB + 100 min kombëtare + 50 SMS kombëtare deri në 3 Prill. AKEP gjithashtu ka shtuar se për prindërit e fëmijëve të grupmoshave 14-17 vjeç dhe të rinjtë studentë 18-26 vjeç të përfitojnë 30 GB internet pa pagesë deri në 3 Prill.
AKEP u ka sugjeruar gjithashtu operatorëve IPTV, OTT, TV dhe Kabllor që ti ofrojnë falas abonimet deri më 3 Prill pavarësisht datës së mbarmit të abonimit nga abonentët./INFO MEDIA ALBANIA/