Duke filluar nga 3 Prilli, shikuesit e vegjël të ekranit do të shikojnë në Vizion Plus, një tjetër serial të animuar premierë kësaj here me origjinë nga vendi fqinj Italia.
Akademia Mbretërore” është një film vizatimor, i krijuar nga Iginio Straffi, prodhuar në studiot Rainbow S.r.l. Seriali u shfaq për herë të parë në Ray Yo Yo, me 21 maj, 2016. Në Amerikë, transmetimi i tij nisi më 13 gusht, 2016 nga Nicklodeon. Në Kanada, transmetimi nisi në YTV më 3 dhjetor, 2016. Dublimi në anglisht u realizua nga New York-based 3Beep dhe DuArt Film and Video.
Te gjithe e njohim historine e heronjve te perrallave, por jo te gjithe e njohin aventuren me te madhe te jetes se tyre: ata tashme jane plakur! dhe per ta rrefyer historine e tyre tek brezat e ardhshem, kane vendosur te ribashkohen e te krijojne nje shkolle: Akademia Mbreterore.
“Akademia Mbreterore” eshte nje serial i animuar me tone shume ironike e argetuese frymezuar nga perrallat me te dashura te te gjitha koherave. Fryt i shume viteve kerkimi krijues e te nje teknike inovative animacioni, “Akademia Mbreterore” karakterizohet nga personazhe te forte e nje te historie teper terheqese qe riviziton çelesin e shume prej perrallave me te famshme, te fokusuar tek aventurat e Rozes, nje adoleshente mese normale qe ka mbi te gjitha dy pasione: perrallat dhe kepucet me ulje!
Roza eshte studentja me e re e Akademise Mbreterore, shkolla e themeluar nga heronjte e medhenj te perrallave, qe tashme jane plakur, dhe per te kaluar historite e tyre tek brezat pasardhes kane vendosur te krijoje nje akademi. Pikerisht ketu, Roza do te zbuloje qe eshte mbesa e Hirushes, Drejtoreshes se Akademise Mbreterore. Ajo do te behet pjese e nje toke mrekullish, magjish, princeshash e dragonjsh. Se bashku me miqte e saj te rinj e shoket e klases, Rosa do te perjetoje aventura te pabesueshme per te mbrojtur token e perrallave nga brezat e meparshem te te keqinjve te debuar me pare nga toka e te privuar nga magjia e gjysherve dhe gjysheve, dikur heronj perrallash. A do te arrije qe, se bashku me miqte e saj te rinj te ndale te keqinjte e perrallave, njehere e nje kohe te debuar nga toka, qe tashme kerkojne menyrat per te vene ne zbatim planet e tyre ogurzeza? Gjenerata e re e heronjve te perrallave a do t’ia dale te siguroje “fundin e lumtur” ashtu sikurse edhe gjysherit e tyre te famshem?
Tashme te keqinjte rikthehen t’iu bashkuar shtrigave qe jetojne ne token e perrallave, duke kerkuar ne kete menyre te kalojne portat magjike te ruajtura nga gardianet Dragonj. Te keqinjte udhehiqen nga Viki, mbesa secret e Shtriges se keqe, qe frekuenton fshehurazi Akademine Mbreterore. Viki kerkon te marre kontrollin e Portes Magjike per te beret e mundur futjen e te keqinjve ne token e perrallave. Roza Cenerentola, Hawk Biancaneve, Travis la bestia, Joy Ranocchio dhe Astoria Raperonzolo jane studentet e rinj te Akademise Mbreterore, te gjithe te etur per te qene heronjte e gjenerates se re, te shpetojne vajzat te rrezik, te fluturojne bmi dragonje e te sfidojne shtrigat e liga.
Personazhet
Roza Hirushja është një vajzë e zakonshme nga planeti Tokë, e cila gjen një çelës që të çon në tokën e përrallave, atje ku përrallat kthehen në realitet. Ajo shkon në një shkollë prestigjioze që quhet “Akademia Mbretërore”. Roza zbulon se është mbesa e drejtoreshës së shkollës, Hirushes. Ajo është optimiste dhe adhuron përrallat dhe këpucët. Ajo ka një shkop magjik dhe përdor magjinë e kungujve për t’i kthyer ata në karroca.
Astoria Rapunzela është mbesa e Rapunzelës dhe ashtu si gjyshja e saj, edhe ajo ka flokë shumë të gjatë. Ajo adhuron librat dhe është perfeksioniste. Astoria përdor magjinë e kullave.
Xhoi Bretkosa është mbesa e Bretkosës. Ajo adhuron insektet, duke harruar që çdokush që e rrethon atë, i ka inat ato. Xhoi i do shumë shokët dhe shoqet dhe i mbështet gjithmonë idetë e tyre, cilatdo qofshin ato. Ajo përdor magjinë për t’i kthyer njerëzit (edhe veten) në bretkosa.
Hok Borëbardha është nipi i Borëbardhës. Ai mendon se është heroi i përrallave dhe i duket vetja si Princi i Kaltër. Heroizmi i tij i tepruar i fut shpesh në telashe atë dhe miqtë e tij. Hoku përdor magjinë e dëborës për të ngrirë njerëz dhe sende.
Trevis Bisha është nipi i Bishës. Ai është tip i qetë dhe i tërhequr. Ama kur zemërohet, kthehet në një bishë të vërtetë. Ai përdor magjinë e furisë për të krijuar tornado dhe uragane të fuqishme.
Viki Bishtfshesa është një nxënëse, e cila bën plane hileqare dhe pretendon të jetë shtriga e përrallave. Por planet e saj pengohen gjithmonë nga Roza dhe shokët e saj.
Ruby Gjysmëmotra është shoqja e Vikit dhe zakonisht e ndihmon të realizojë planet e saj djallëzore. Ajo pëlqen Hokun. Nga vetë mbiemri i saj, kuptohet se mund të jetë pasardhëse e njërës prej motrave të Hirushes.
Sajrus Bishtfshesa është kushëriri dhe miku i Vikit. Ai është dembel i madh dhe i pëlqen shumë të flejë, edhe gjatë orëve të mësimit.
Stafi
Hirushja është drejtoresha e shkollës. Pasi ia ka dalë të mposhtë njerkën dhe motrat e saj, Hirushja nuk ka frikë të flasë hapur tani që është bërë gjyshe. Asaj i pëlqen të organizojë ballo. Ashtu si mbesa e saj, Roza, edhe ajo i adhuron këpucët
Mësues Bisha është një mësues fizkulture shumë i ashpër. Ai i ndëshkon nëse shkelin sadopak rregulloren e shkollës. Por përtej sjelljes së tij, fshihet një zemër e mirë dhe një dashuri e madhe.
Mësuese Borëbardha, është një mësuese strikte, e cila përpiqet të zbulojë rrengjet e Rozës dhe shokëve të saj. Ajo adhuron mollët.
Doktor Bretkosa është mësuesi i lëngjeve magjike. Ka një pamje serioze, por shpesh duket qesharak. Kur ndodh ndonjë gjë e pazakontë gjatë mësimit, ai e humbet toruan fare.
Mësuese Rapunzela është mësuesja e letërsisë. Meqë ka kaluar shumë kohë në kullën e saj, i pëlqen shumë të flasë dhe të mburret për librat e saj.
Mësues Ujku është një ujk antropomorf, i cili vishet gjithmonë bukur dhe pastër dhe ka një sjellje të shkëlqyer. Ai jep mësim lëndët e kalorësisë dhe heroizmit dhe detyrat e tij shpesh kthehen në aventura për nxënësit. Megjithatë, ato detyra kanë edhe një anë të errët.
Mësuese E Bukura është mësuesja e vizatimit. Ajo është shumë e sjellshme dhe e dashur. Ajo është e gatshme të flasë për orë të tëra duke i këshilluar të gjithë.
Nxënës të tjerë
Gerald Rosaku i Shëmtuar është nipi i rosakut të shëmtuar. Ai është i pakënaqur me pamjen e tij dhe një ditë, do të bëhet si gjyshi i tij. Geraldi është i ndrojtur dhe ka probleme me vetëvlerësimin.
Balena Fin është nipi i balenës së Sinbadit. Ai është i ngathët dhe nuk bën asgjë për ta fshehur natyrën e tij.
Lina Gishtëza është e vogël, por trime, si gjyshi i saj, Gishtoja, dhe nuk i trembet syri nga asgjë.
Odeta Mjellma është mbesa e Mjellmës. Dikur, gjyshja e saj ka qenë princesha Mjellmë dhe Odeta ka trashëguar edhe titullin e saj. Ajo jo vetëm kërcen shumë bukur, por madje kërcimi është arsyeja e jetës së saj.
Pinokja është kukulla e qeshur, mbesa e Pinokut. Ajo do të thotë gjithmonë të vërtetën dhe nuk i beson gënjeshtarët.
Violeta Shreku është mbesa e Shrekut dhe nuk i ka lënë gjë gjyshit të saj…
Ling Lingu është rritur duke u stërvitur për të qenë një luftëtare e përsosur dhe nxënëse e shkëlqyer. Ajo nuk merr vesh fare nga moda, kërcimi apo romanca.