Kur mbi investitorin Italian Francesco Becchetti, u vu masa e arrestit dhe ajo e sekuestros kryeministri Rama me një akt të paprecedent për një drejtues qeverie që prezumohet të jetë neutral ndaj veprimeve të drejtësisë, i quajti një sukses hetimet dhe sekuestrimin e bizneseve të italianit. Madje ai ironizoi edhe opozitën. “Dekriminalizimi gjethe fiku qe bie e nxjerr cullak PD kur goditet krimi! Bllokimi i burimit te parase se zeze qe ushqente Agon Channel nje sukses! Shkroi Rama në facebook.
Por si gjithmonë nxitimi për ti bërë gropën tjetrit sjell rrezulatate të papritura. Tani në aferën kryesore për të cilën prokuroria pretendon krimin e Becchettit rrezulton edhe emri i kujt??? i avokates dhe gruas të kandidatit të PS-së së Tiranës, Ajola Xoxa.Pikërisht ajo, sipas dokumentave që nxorri sot emisioni “Ca thu” Agon Channel ka qenë avokate e e firmës Energi që ka bërë gjygjq kundër një kompanie tjetër të Becchettit KGE, ku e para në bazë të dokumentave fallco i ka fituar të dytës në mënyrë fictive 48 milionë euro. Sipas burimeve të prokurorisë këtu qëndron zanafilla e pastrimit të parave. Sipas saj, në vitin 2009, dy kompani të Becchettit, KGE dhe Energji, kanë sajuar mes tyre një konflikt, për zgjidhjen e të cilit i janë drejtuar Gjykatës së Arbitrazhit në Tiranë. Sipas prokurorëve, të dyja shoqëritë kanë dorëzuar dokumente të rreme në gjykatë, në të cilat pretendohej se shoqëria Energji kishte kryer punime për favor të shoqërisë KGE, por nuk ishte paguar.
Por me ironi therrëse sot ne emisionin “Ca thu” kanë ngritur disa herë pyetjen: ore mirë Becchettin e sekuestruan po Ajola Xoxën a do ta thërresë prokuroria??? Apo ajo është me fushatë? Ndoshta tani pas nxjerrjes së këtij dokumenti i mbetet kryeministrit Rama të bërtasë sërish sukses.
(lapsi.al)