Detaje tronditëse dalin në dritë pas vdekjes së 28-vjeçares shtatzënë, e prekur nga koronavirusi rreth një javë më parë.
Emanuela Dalipi, e cila ishte në muajin e pestë të shtatzanisë, pak kohë më parë kishte kryer një ndërhyrje në dhëmballë. Pas ndërhyrjes ajo kishte patur vazhdimisht dhimbje të forta koke, dhe kishte shkuar në një tjetër klinikë private.
Ndërron jetë tek Infektivi një grua shtatzënë, 28-vjeçarja po kurohej për Covid-19
Por 28-vjeçares aty i kishin dhënë një mjekim për astmën, ndërsa në fakt, gjatë kësaj periudhe ajo ishte prekur nga koronavirusi dhe kishte shfaqur simptomat e para.
Gazetarja e Neës24 Dorjana Bezat tha se për disa ditë 28-vjeçarja qëndroi në shtëpi, por kur gjendja u rëndua u dërgua në spital. Aty mjekët konstatuan se foshnja kishte lëvizur duke u ngjitur lart, çka i kishte shkaktuar dhe ndërprerjen e oreksit.
Dy ditë para ngjarjes së rëndë, mjekët i kishin hequr fëmijën e pajetë, dhe prej atij momenti Emanuela “ishte dorëzuar, dhe s’kishte më dëshirë të qëndronte në spital”.
“Më herët ajo ka patur një ndërhyrje në dhëmballë, dhe që prej asaj kohe ka patur dhimbje koke. Më pas ajo shkoi në një klinikë tjetër private për dhimbjet e kokës. Por aty i dhanë një mjekim për astma. Katër ditë më para ajo ka qenë në spital për mjekim, por mjekët kanë patur vështirësi për shkak edhe të fetusit që kishte patur. Fetusi ishte ngjitur sipër, duke i ndërprerë edhe oreksin 28-vjeçares. Dy ditë para ngjarjes tragjike, ajo u operua kur fëmija u nxorr i vdekur. Pas asaj dite ajo s’ka patur më dëshirë të qëndrojë në spital, u dorëzua dhe i kërkoi familjarëve ta nxirrnin prej andej”.