Aida Shtino është gati të rikthehet në ekran. Prezantuesja e “Njerëz të humbur” duket se do të provojë sërish veten me një tjetër format të ri.
Pas flop-it në Ora News Aida Shtino ka gjetur një tjetër televizion ku do të realizoj programin e ri me titull “Të iluminuar”. Televizion që ka pranuar të mirëpres këtë herë gazetaren me projektin e ri është UTV News.
Pas emisionit “Njerëz të humbur” që i dha famën Shtino projektet pasardhëse kanë rezultuar aspak të suksesshme, kjo edhe si rezultat i pritshmërive të publikut, i cili preferon të shoh atë në një format si ai i Njerëz të Humbur. Të shohim nëse projekti i ri do të arrij në nivelet e këtij të fundit.