Në moshë 15 vjeçare, aktivistja pakistaneze Malala Yousafzai u qëllua në kokë sepse ajo insistone se vajzat duhet të jenë të arsimuara. Por plumbi dështojë për të mbyllur gojën e saj, përkundrazi i dha një zë më të fuqishëm për të mbrojtur të drejtat e femrave si kurrë me parë.
Incidenti tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare . Në vitin 2014, në moshën 17 vjeçare, ajo u bë fituesja më e re e çmimit Nobel për Paqen. Tashmë, 18 vjeç, ajo është tematike e një dokumentari të ri nga regjisori i mirënjohur Davis Guggenheim.
Shikoni trailerin e dokumentarit “Ai më quajti Malala”.
Ai më quajti Malala nw anglisht He named me Malala do të debutojë ne premierën e tij botërore muajin e ardhshëm në Festivalin e Filmit në Toronto para se të rishfaqet në kinematë amerikane 2 Tetor.
Ky dokumentar është një portretizim I mbajtëses së Çmimit Nobel për Paqen, Laureate Malala Yousafzai, e cila ishte në shënjestër nga talebanët dhe u plagos rëndë nga një armë zjarri, kur po kthehej në shtëpi në autobusin e shkollës në Luginën Sëat të Pakistanit. Atëherë 15-vjeçare (ajo mbushi 18 vjeç këtë Korrik), u angazhua së bashku me babain e saj, për të ndihmuar për edukimin e vajzave, dhe sulmi ndaj saj shkaktoi një protestë nga mbështetësit e saj nga gjithë bota. Ajo mrekullisht mbijetoi dhe tanimë është një luftëtare kryesore për edukimin e vajzave në nivel global, si edhe bashkëthemeluese e Fondacionit Malala.
Producenti i njohur I dokumentarve Davis Guggenheim na tregon se si Malala, Zia babai i saj dhe familja e saj janë të përkushtuar për të luftuar për arsimimin e të gjitha vajzave në mbarë botën. Filmi na jep një paraqitje e shkurtër brenda në jetën e kësaj vajze, që nga marrëdhënia së saj të ngushtë me babain e saj i cili frymëzoi dashurinë e saj për arsimin, deri në fjalimet e saj në OKB, si edhe për jetën e saj të përditshme me prindërit dhe vëllezërit. Vërtet një vajzë për tu marrë shembull nga të gjithë
IMA/ J.Kasaj