Brenda këtij sesioni parlamentar, qeveria premton se do të çojë në parlament nismën për heqjen e tatimit mbi fitimit për biznesin e vogël për 9 vitet e ardhshme.
“Përpara se ne të mbyllim punimet e parlamentit në fund të Korrikut të këtij viti, biznesi i vogël, shqiptarët do ta kenë të konfirmuar në parlament, me ligj, 0 tatim-fitimi.”
Nisma që u bë publike për herë të parë nga Kryeministri në studion e Opinionit, sipas Ahmetaj do të shoqërohet edhe me një tjetër hap, atë për heqjen e TVSH po për këtë kategori, po për të njëjtën periudhë kohore.
“Shumë shpejt, do të kemi edhe këtë lajm, po kaq të rëndësishëm për heqjen e Tatimit të Vlerës së Shtuar.”
Për qeverinë, ky lehtësim për biznesin e vogël do të ndihmojë jo vetëm për t’i dhënë frymëmarrje, por dhe për të rritur formalizimin tek biznesi i madh.