Aktori i njohur i humorit, Agron Llakaj, është duke u përgatitur për të sjellë një show të ri humori këtë sezon televiziv. Llakaj ka ndarë në Instagram një video promocionale ku paralajmëron projektin e ri, por pa dhënë detaje të mëtejshme mbi emrin e show-t apo bashkëpunëtorët që do të jenë pjesë e tij.
Humori dhe argëtimi i fundjavës vijnë me “Papare Night”, një format i ri nga ikona e humorit, Agron Llakaj, i cili do të mbajë të qeshur shikuesit të shtunave.
Ende nuk është bërë e ditur se kur do të transmetohet në Vizion Plus. Ky projekt vjen në një periudhë të ndjeshme për aktorin, pasi ai ka përjetuar humbjen e bashkëshortes së tij pak muaj më parë.
Megjithatë, duket se Agron Llakaj po vijon me pasionin e tij për humorin, duke mos u tërhequr nga skena, dhe planifikon të kthehet me një program të ri që pritet me padurim nga publiku shqiptar.