Lajmi për pushimin nga puna të aktorit dhe ideatorit të AlPazar Agron Llakaj, pas parodisë për Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, të shtunën e kaluar, vazhdon të jetë një nga temat krysore që ka ngjallur debatin publik në rrjetet sociale.
Sipas burimeve tona brenda Vizion Plus ky largim i Gonit nga Vizion Plus nuk është veçse një lajm i pa vërtetë dhe se Al Pazar do të vazhdojë të drejtohet nga ai si çdo të shtunë në mbrëmje.
Po kështu edhe vetë aktori i kontaktuar nga Opinion.al ka thënë se nuk i është komunikuar largimi nga drejtuesit e televizionit ku punon.