Spoti më i ri në Vizion Plus ka zbuluar datën e fillimit të formatit të ri të satirës, i ngjashëm me “Fiks Fare” në Top Channel dhe “Stop” në TV Klan.
Formati i ri që zëvendëson hapsirën dhe programin e Agim Bajko, do të ketë premierën në datë 3 Shkurt dhe ashtu si ‘Bypass Show, do të argëtoj teleshikuesin me humorin pa përfshirë pjesën e gazetarisë investigative.
“Fake Off” do të drejtohet nga dy ikona të humorit shqiptar, Agron Llakaj dhe Xhevahir Zeneli. Me synim satirën për zhvillimet e ndryshme në jetën politike, “Fake Off” është shfaqur dhe disa herë në “Al Pazar”, që mesa duket ka shërbyer si një provë finale për të qënë pjesë e përditëshmërisë së ekranit.
Programi do të përfshijë “Vox Pop”, Video, Batuta dhe Foton e ditës si dhe lajmin kryesor të ditës, pra një edicion post-informativ në formën e shakasë dhe humorit./IMALBANIA.COM/