Prej gati 2 muajsh “Lunatikët” janë kthyer në zërin e vërtetë të qytetarëve dhe padyshim duke përfaqësuar prototipin real të një militanti në vendin tonë.
Debate të ashpra, tone të larta zëri, revolta dhe avokati janë tiparet kryesore të kësaj rubrike, e cila është mjaft e preferuar nga publiku.
Këtë të djelë në “E Diell” ka patur mjaft të papritura. Me 2 të rinj që i bashkohen panelit të partisë socialiste dhe një të majtë i cili vendos të
ndroj krahë për shkak se u shfaq i pakënaqur nga qeverisja aktuale.
Pika kulminante arriti kur një prej socialistëve shkoj drejt panelit të djathtë duke shprehur simbole dhune.
Aldo, i riu i cili vendosi të reagonte në mënyrë të tillë ju afrua tavolinës së simpatizantëve demokrat dhe qelloi disa herë tavolinën me forcë. Të djathtët reaguan në të njejtën mënyrë deri në momentin që është dashur ndërhyrja e moderatorit Edi Manushi për të qetësuar situatën.
Të papritura pafund ndodhin tek “Lunatikët”, një rubrikë për të mos u humbur.