Pas largimit të moderatores Roza Lati, e cila iu përkushtua “Dance With Me” në TV Klan, dy prej gazetareve të stafit të Agon, kanë lënë punën në këtë televizion.
Ish kryeredaktorja e emisionit satirik “Ca Thu” dhe kryeredaktorje e lajmeve, Albana Qehajaj është shfaqur duke prezantuar lajmet në televizionin më të ri në Shqipëri, Report Tv. Por largimi i saj nga Agon Channel nuk është definitiv pasi ajo vazhdon të qendroj të punoj me kohe të reduktuar, part time.
Nje emër tjetër që është larguar, është gazetarja dhe prezantuesja e lajmeve Esmeralda Cenollari, e cila ka zgjedhur kanalin informativ të Digitalb, Top News.
Kohët e fundit, Agon Channel ka pësuar vazhdimisht goditje dhe humbje të stafit të tij. Kjo gjë mund të lidhet edhe me goditjet e një pasnjëshme që ky insititucion mediatik ka pësuar, kujtojmë këtu edhe rrëzimin e kërkesës së radhës nga Francesco Bechetti, për heqjen e sekuestrimit të këtij televizioni.
IMA / J.Kasaj