Këtë javë në rubrikën Copy | Paste, do të rikthehemi sërisht tek televizioni Agon Channel, ku këtë here kemi zbuluar një tjetër sigël të kopjuar.
Bëhet fjalë për siglën e hapjes së emisionit rinor “Heart Attack”, ku shohim që sigla hapëse e emisionit është kopjuar tërësisht nga emisioni francez “Vivement Dimanche”, një talk show i France 2. Edhe pse kritikat e shumta nuk i kanë munguar këtij televizioni nga disa emisione, gazeta dhe website italiane, tendenca e Copy Paste ende vazhdon të manipulojë grafikën, e cila këtë herë është vjedhur nga kanali francez.
Media franceze dhe kryesisht ajo televizive ka qene gjithmonë nje frymezim i televizioneve shqiptare! Franca jo më larg se një vit denoncoi këto kopjime nga disa televizione shqiptare, si dhe vjedhjet e formateve të disa emisioneve nga Klan Kosova.
Sigla origjinale e emisionit francez “Vivement Dimanche”:
Sigla e kopjuar nga “Heart Attack”, emision i Agon Channel:
Siglat janë të dyja të njëjta, vetëm ngjyrat janë ndryshe, ku tek emisioni francez dominon ngjyra e kuqe, ndersa tek Agon Channel ngjyra blu.
Urojmë që me nderrimin e viteve Drejtori grafikes, Lorenc Buzi, të heqë dorë nga pasioni mbi kopjimin e grafikës së përgjithshme të kanaleve franceze, dhe gjithashtu shpresojmë që Drejtori Artistik të tregohet më i vëmendshëm!
Nuk kemi çfare të shtojmë me shume, pasi videot e siglave janë të mjaftueshme, ne i urojmë të gjithë Gëzuar festat dhe qoftë një 2014 plot origjinalitet dhe pa kopje të shëmtuara!
Edhe pse origjinaliteti në televizion duket mision i pamundur…
p.s. IMA is Watching!