E mbani mend “Agon Channel” kur filloi me shumë dritë në fillim? Investime të çmendura, studio që shkëlqejnë, emra të mëdhenj dhe paga që askush nuk i kishte parë në ëndërr. Madje, pati shumë prej atyre gazetarëve apo njerëzve të medias që sakrifikuan karrierën e gjatë të tyre në mediat ku ishin duke rendur tek “Agoni” që paguante në euro dhe çmendurisht shumë.
Epo, kaq e paska pasur! “Agon Channel” po përballet me problem serioze me dhënien e pagave ndaj punonjësve. Burime të dosja.net nga anëtarë të stafit të “Agon Channel” tregojnë se kanë prej të paktën shtatë javësh që nuk marrin pagat e tyre, ndërsa gjendja është kthyer në shumë stresuese në ambientet e “Agon-it”.
Çështja e vonesave në paga është shumë e përhapur në media, aq sa mund t’i numërosh me gishtat e njerës dorë ato gazeta dhe televizione që paguajnë në kohë. Por, “Agon-i” kërcet pak pasi nuk ka shumë muaj që u prezantua me shumë bujë në publik duke dhënë idenë që aty paratë nuk përfundojnë kurrë.
Përfunduan paratë apo gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet që pronari po mendon të reduktojë disi shpenzimet? Këtë mbetet ta zbulojmë në periudhat në vazhdim, por një gjë është e sigurt, jo çdo gjë që shkëlqenë është flori.
Burimi | DOSJA
ke harruar Vizionin lale, skane marre akoma qershorin, po hyjne tek muaji i 4-t. 7 jave vonese sjane asgje…