Kryeministri Rama kapërcen çdo limit në presion ndaj biznesmenit Francesco Becchetti dhe kompanisë Agon Set. Në shkelje të hapur të ligjeve shqiptare, kreu i qeverisë ka urdhëruar të gjitha pikat kufitare: tokësore, detare apo ajrore të ushtrojnë kontroll të imtësishëm për çdo punonjës të Agon Set, sipas listës shumëemërore të shpërndarë në këto pika.
Lajmi u bë publik nga Portali Syri.net, sipas të cilit urdhëri është dhënë me dyshimin se punonjësit mund të transportojnë para. Ky urdhër absurd i kryeministrit ka ardhur pasi ka akuza kryesore ndaj Francesco Becchettit, ajo për pastrim parash dhe pasi biznesmeni Italian ka paditur shtetin shqiptar në arbitrazh ndërkombëtar.