Ai ishte infektuar nga koronavirusi. Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e bëri me dije një miku i tij në “Facebook”.
“Sot më datë 20.11.2020, u shua një yll i vërtetë! Një njeri që vetëm mirë ka ditur të bëjë në jetë! Iku nga kjo botë shoku i mirë Florian Pema! Zoti e deshi më tepër se ne! Do na mungojë buzëqeshja e tij, harmonia e tij, shoqëria e tij! Do na mungojë optimizmi i tij! Flori ishte një Tirons i vërtetë, që gjithmonë transmetoi paqe dhe shpresë! Nje familjar i mrekullueshëm që sakrifikoi jashtëzakonisht për djalin dhe bashkëshorten! Një shok jashtëzakonisht i mirë ku gjithmonë kishe ndjesinë e harmonisë, mirëkuptimit! Zot pranoje në gjirin tënd, merre në parajsën e përjetshme!”
Edhe Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është prekur nga koronavirusi. Veliu është karantinuar në banesë, ku po merr mjekim, ndërsa në vendin e tij po qëndron përkohësisht Albert Dervishaj.