Pas shpërthimit të një bombe në një makinë në në provincën qendrore të Ghazni në Afganistan humbën jetën 30 anëtarë të të forcës afgane të sigurisë.
Sipas drejtorit të spitalit në Ghazni, Baz Mohammad Hemat 30 trupat e pa jetë dhe 24 persona të plagosur janë transportuar atje,
Baz Mohammad Hemat, drejtori i spitalit provincial në Ghazni, tha se 30 trupa dhe 24 persona të plagosur ishin transportuar atje. “Të gjitha viktimat janë personel i sigurisë”, tha ai.
Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Tariq Arian konfirmoi se kishte pasur një shpërthim makinë bombe, por nuk dha informacion të mëtejshëm mbi shënjestrën ose viktimat e mundshme.
Deri tani askush nuk e marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.
Zëdhënësi i Talibanëve Zabihullah Mujahid, i kontaktuar nga Reuters, mohoi përgjegjësinë mbi këtë sulm.