Kompania shqiptare Kastrati Group ka blerë 100% të aksioneve të Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit. Gjiganti i tregut të makinave dhe karburanteve do të kontrolloj të vetmin aeroport në Shqipëri.
Marrëveshja kontraktuale është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më datë 18 dhjetor 2020. Kinezët e Real Fortress Private Limited kanë rënë dakord me ofertën e Kastrati Group.
Në prill të vitit 2016 grupi kinez “China Everbright”, njoftoi se kishte nënshkruar kontratën për blerjen prej 82.25 milionë euro të aksioneve të Rinasit, me një afat 20 vjeçar, përmes filialit të saj “Real Fortress Private Limited”, një kompani offshore me seli në Singapor.