Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë drejt Italisë ose Greqisë.
Në njoftimin zyrtar thuhet se është i detyrueshëm plotësimi i formularit PLF 24 orë para udhëtimit.
NJOFTIMI NGA TIA
Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Italisë🇮🇹 dhe Greqisë🇬🇷, ju rikujtojmë që është i detyrueshëm të plotësohet dhe printohet formulari PLF 24 orë para udhëtimit.
📍Në rast se ky formular nuk plotësohet brenda këtij afati, nuk udhëtoni dot.
📍Linku për formularin drejtë Italisë: https://app.euplf.eu/
📍Linku për formularin drejtë Greqisë: https://en.aegeanair.com/passenger-locator-form/
📍🇮🇹 Gjithashtu ju rikujtojme se për të udhëtuar drejt Italisë duhet të:
– Paraqitni rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar.
📍🇬🇷 Për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në Greqi kërkohet një nga këto kritere:
Test COVID, ose
Një dëshmi që personi e ka kaluar ose
çertifikata e vaksininimit
📍Ju rikujtojmë se jemi në dispozion të çdo pasagjeri për t’i shërbyer sa më mirë, e në të njëjtën kohë, mbetemi besnikë të durimit dhe bashkëpunimit.
Faleminderit për mirëkuptimin
Tirana International Airport