Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, ish-kryeprokurori i Tiranës Petrit Fusha, ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Tom Ndreca si dhe 16 ish-gjyqtarë të tjerë të niveleve të larta të drejtësisë, janë kallëzuar penalisht në SPAK. Kallëzimi voluminoz është depozituar nga avokati Fran Dashi, i cili mbroji fillimisht Izet Haxhinë, në betejën e tij për të rihapur dosjen e vrasjes së Azem Hajdarit dhe për t’u ballafaquar me Sali Berishën në gjyq. Avokati Dashi i akuzon të lartpërmendurit për mashtrim, fshehje pasurie, fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave, shpërdorim detyre, refuzim për deklarim dhe mosdeklarim pasurie.
Kujtojmë që ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, i futur familjarisht në listën e zezë nga SHAB, është marrë i pandehur nga Prokuroria e Posaçme për mos deklarim të hollash në kufi. Ndërkaq, Komisioni i Vetingut, ka referuar në prokurori çështjen e Petrit Fushës, pasi ky i fundit dha dorëheqjen për t’i shpëtuar përballjes. Fusha është referuar në organin e akuzës për çështjen e pasurisë. Në kallëzimin e tij, Dashi thekson se hetimi i ish-prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu apo që kanë dhënë dorëheqjen nga frika e Vetingut, është një kusht i vendosur nga Bundestagu gjerman.
Vitin e kaluar Bundestagu gjerman miratoi disa ditë më parë 7 kushte, të cilat duhet të plotësohen nga autoritetet shqiptare, pas çeljes së negociatave, gjatë rrugës për integrimin e plotë në Bashkimin Evropian. Një nga 7 kushtet parashikon ‘fillimin e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilët nuk u kualifikuan në procesin e Vetingut për shkak të sjelljes së dënueshme”. Ndërkaq, në kallëzim thuhet se këta subjekte nuk justifikojnë pasuritë. Kallëzuesi i kërkon SPAK që të zbatojë ligjin anti-mafia për pasuritë e tyre.
Njerëzit e drejtësisë të kallëzuar në SPAK
1. Adriatik Lalla, ishe-Prokuror i Përgjithshëm
2. Bashkim Dedja, ishe-kryetar i Gjykatës Kushtetuese
3. Fatmir Lushi,ishe prokuror në Prokurorinë e Elbasan
4. Tom Ndreca, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë
5. Luan Dervishi, ishe-gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër
6. Shkëlzen Selimi, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë
7. Gani Dizdari, ishe-gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese
8. Artan Zeneli, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë
9. Edmond Islamaj, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë
10. Guxim Zenelaj, ishe-gjyqtare në Gjykatën e Lartë
11. Marina Rraboshta, ishe gjyqtare në Gjykatën e Apelit Shkodër
12. Besnik Imeraj, ishe-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese
13. Aleksandër Muskaj, ishe-gjyqtar në Gjykatën e Lartë
14. Petrit Fusha, ishe-drejtues i Prokurorisë Tiranë
15. Besnik Cani, ishe-drejtues i Prokurorisë Elbasan
16. Besim Trezhnjeva, Gjykata e Apelit Durrës
17. Arjan Balliu, ish-gjyqtare Gjykata e Apelit Durrës
18. Ferdinad Elezi, drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës,
19. Ema Gashi, Gjykata e Rrethit Durrës,i dyshuar per kryerjen e veprave penale te
20. Besa Nikëhasani, ishe drejtuese e Prokurorisë Apelit Shkodër
I.K./Shqiptarja.com