Ndjekja e televizionit tradicional nga adoleshentët është në rënie, sidomos nga Netflix, Youtube dhe platformat e tjera streaming të video-ve, sipas Piper Jaffray.
Kompania thotë se 20% të adoleshentëve preferojnë të ndjekin programe përmes transmetimit të televizorit linear kabllor, një rënie kjo prej 3% nga pranvera e 2017-ës ku interesi ishte në 23% dhe 6% nga e njëjta kohë në 2016 ku interesi ishte në masën 26%.
Sipas të dhënave, Netflix merr një përdorim ditor prej 39% një rritje kjo me 2% nga viti i kaluar; Youtube, 30% (nga viti i shkuar 26%), Hulu me 5% (nga viti i kaluar 4%), dhe platformat e tjera streaming të përmbledhura në masën 6% (në rënie nga 9%).
Piper Jaffray thotë se intervistimi i pranverës së 2018 është shtrirë në 6000 adoleshentë në 40 shtete të SHBA me një mesatare të moshës tek 16-vjeçarët.
Si pjesë e të njëjtës intervistë në rrjetet sociale më i përdoruri nga të rinjtë amerikan ishte SnapChat me 45% ndërsa 26% ishte Instagram, 9%,Twitter; 8%, Facebook; dhe 1%, Pinterest./IMA/