Moderatori i ekranit Adi Krasta, sëfundmi i transferuar në Top Channel, sonte do të debutojë me daljen e tij të parë në ekran nën rolin e moderimit qysh prej mbylljes së Agon Channel.
Ndërsa pritet që t’a shohim çdo të dielë me formatin e fundjavës në TCH si edhe një talk show, Krasta mbrëmjen e sotme do të jetë në ekran duke prezantuar programin “2017” një spektakël argëtues me karakter muzike të realizuar nga Top Channel me rastin e festave të fundvitit.
“2017” do të transmetohet në orën 21:20.