Edhe pse sezoni televiziv për emisionin “A” mund të konsiderohet i mbyllur Adi Krasta do vazhdoje të na shoqeroje edhe gjate ditëve tv nxehta të kësaj vere.
Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim në studion e emisionit të tij “A” në Agon Channel me një të ftuar këtë herë prezantuesi i njohur Adi Krasta ka vendosur të dalë jashte kornizës së errët televizive për t’ju drejtuar publikut të tij besnik nga terreni. Pa nënvlerësuar bukuritë e vendit tonë ai është zhvendosur me stafin e tij në Kosovë ku ka realizuar një cikël puntatash me qëllim promovimin për të njohur edhe më shumë traditën, kulturën dhe popullin e shtetit më të ri europian për të cilin shumë prej nesh kanë interes të dinë më shumë se faktit që na bashkon një gjuhë dhe një gjak.
Ditën e diel, në orën 20.05 në Agon Channel, transmetohet pjesa e parë e dokumentarit “Kosova ime”.