Pas largimit nga News 24 disa muaj më parë dhe rikthimit të tij me formatin e tij “A Show” në T7, një televizion kosovar, mesa duket Adi Krasta do të rikthehet sërish në një ekran në Tiranë.
Mësohet se Adi Krasta tashmë do të vijë nën logon e Syri TV i cili është lancuar pak muaj më parë nën drejtimin e gazetarit Çim Peka i cili gjithashtu ka nën administrim portalin e njohur SYRI.NET.
Ishte muaj Dhjetor 2019 kur Adi Krasta filloj transmetimin në T7 në Kosovë me emisionin e tij “A Show” dhe tashmë pas disa javësh ai vendos të transferohet sërish në një ekran shqiptar.
Syri TV do të mirëpresë Adi Krastën në muajin Mars, ndërkohë që nuk dihet a do mbajë sërish emrin e emisionit të tij, që tashmë është bërë i njohur prej vitesh që me shfaqjet e para në Agon Channel./IMA/